Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin për një reagim të OKB-së në lidhje me marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, që është cilësuar si “marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës”. Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë kërkon shpjegime nëse bëhet fjalë për një gabim serioz apo lapsus.

“’Beogradi dhe Prishtina’?! Një gabim serioz apo një lapsus? Emri zyrtar i saj është ‘Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’ dhe do të ishte e papranueshme nëse SHBA nuk do ta përdorte këtë emër të duhur qëllimisht. Ju lutemi jepni sqarime menjëherë”, shkruan Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re