Arrestohet një person në fshatin Bishat të Vlorës me qëllim ekstradimi për shtetin spanjoll.

Aksioni është ndërmarrë në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas kërkesës së ardhur nga Spanja.

Personi në fjalë është shpallur në kërkim  nga shteti spanjoll për kultivim dhe trafik të lëndëve narkotike.

Sipas burimeve nga policia e Vlorës janë disa emra të ardhur nga shteti spanjoll me qëllim ekstradimi.

Vetëm pak ditë më parë ka hyrë në fuqi marrëveshja e ekstradimit mes dy shteteve tona.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re