Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur marrëveshjen e kësaj të hëne mes Beogradit dhe Prishtinës për rikthimin e  fluturimeve në linjat ajrore.

 

Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Twitter thumbon e kryeministrin në detyrë të Kosovës, Haradinaj ku shkruan se ky i fundit bëri mirë që përshëndeti këtë hap dhe se paqja është e vështirë.

 

“E përshëndes me kënaqësi marrëveshjen e sotme për fluturimet Prishtinë-Beograd, që siç tha Sekretari i NATO-s është “një hap i rëndësishëm  për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor”.  Ka ende shumë hapa për të bërë me vizion e kurajo në atë rrugë! Shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap Paqja është tejet e vështirë, por në asnjë rast ajo nuk fitohet me mjetet e luftës dhe popullariteti i përkohshëm që sjellin nganjëherë ato mjete, nuk i sjell asnjë hajër popullit e vendit.”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re