Kryeministri Edi Rama ka ndarë një pjesë nga marrëveshja e Ohrit dhe ka ngritur shqetësimin se përse OKB iu është referuar palëve si Beogradi dhe Prishtina.

 

Në reagimin e tij, Rama thekson se duhej të ishtë përdorur, Kosovë dhe Serbi, si emër zyrtar i dy shteteve.

 

Ai ka shtuar se do ishte e papranueshme që SHBA të përdorte qëllimisht këtë emër.

 

“’Beogradi dhe Prishtina’?! Një gabim serioz apo një lapsus? Emri zyrtar i saj është ‘Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’ dhe do të ishte e papranueshme nëse SHBA nuk do ta përdorte këtë emër të duhur qëllimisht. Ju lutemi jepni sqarime menjëherë”, shkruan Rama.

 

 

Më herët në reagimin e tij të parë pas takimit maratonë në Ohër, kryeministri Rama përgëzoi dakordësinë e arritur mes palëve. Në të njëjtën kohë, ai theksoi që shpreson se ‘djalli të mos fshihet në detaje’.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re