Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD ishte sot në studion e Report tv ku foli lidhur me marrëveshjen e PD me aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.
“Çështja e marrëveshjes së nënshkruar është çështja që më intereson më pak.
PD është në pamundësi për të përfaqësuar asgjë në pushtet e jo më për të marrë në mbrojtje teatrin.
Ajo kontratë është një komardare e Bashës për të shtyrë ditën në PD.
Nuk mund të ketë një procedurë me një fitues të përcaktuar në ligj, Pastaj nëse duhet bërë një godinë e re ajo duhet diskutuar. Se çfarë kompromisi do gjendet mbetet për t’u parë. Ndërhyrja e Bashës është krejtësisht e pavlerë dhe në kufinjtë e komikes”, tha Kulluri.