Ambasadori gjerman Karl Bergner komentoi sot nga Korça marrëveshjet për të cilat ranë dakord PS dhe grupit parlamentar i Rithelemit ditën e djeshme në Konferencën e Kryetarëve.

I pyetur për rikthimin e normalitetit në parlament ambasadori gjerman u përgjigj:” Është kënaqësi e madhe që shoh zhvillimet e fundit të parlamentit shqiptar, gjithësesi do të shikojme nesër në rast se realisht do ti kthehet normalitetit për të folur për përmbajtje pa qënë nevoja për tu ndalur seanca. Gjithmonë e kemi theksuar në këto muajt e fundit kur në parlament nisën shqetësimet, kemi theksuar se parlamenti është një kusht i rëndësishëm për një sisitem demokratik, për integrimin E Shqipërisë në BE. Është kënaqësi për ne të shohim se dy partitë politike janë dakordësuar për të normalizuar situatat në parlament. Shpresojmë që ky bashkëpunim të sjellë zhvillim edhe në reformën zgjedhore,por edhe në tema të tjera të rëndësishme”.

Më tej ambasadori gjerman foli për Reformën Zgjedhore. Ai tha se Gjermani shpreson për një reformë zgjedhore.

” Ne shpresojmë që të kemi një reformë zgjedhore , nuk mund të jap konkluzionet e mia sepse nuk është permbyllur ende. Ju e dini se ekziston një komision parlamentar për cështjen e reformës zgjedhore i cili ka afatin e tij deri në 21 Mars, do të paraqesë rezultatet e punës së tij para kuvendit e kur te merret vendimi do të shprehemi. Kemi interes që ky proces të jetë i gjerë, të përfshijë sa më shumë interesa, ka rekomandime nga OSBE – OHDIR, do e ndjekim në vijim. Me lejoni te them se qëllimi im ishte për të parë qytetin e Korçës, kemi patur vërtet një kohë impresionuese, dinamika pozitive, kemi parë sipërmarrje të ndryshme, dixhitializmi, ky është mesazhi që dua të jap, do e mbështesim Korçën në vijim”, tha ambasadorti gjerman.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re