Një tjetër deputete e parlamentit që mori mandatin pasi i dogji opozita, ka konfirmuar votën e saj pro marrëveshjes së 5 qershorit të arritur nga PS dhe PD.

Suzana Topi shkruan në rrjetet sociale se, e ka shprehur qëndrimin e saj, prej kohësh dhe vota e saj është për votimin e marrëveshjes pa ndryshime.

Reagimi i plotë i Suzana Topit:

Konfirmoj qëndrimin tim ne mbështetje te dakordesise se 5 qershorit. Qëndrimi im është bërë publik edhe me pare.

Konfirmoj votën pro për këtë dakordesi, pa asnjë ndryshim tjeter.

Tashme parlamenti e ka shumicen e nevojshme per te votuar nje ore e me pare dakordesine e 5 qershorit dhe per ti qendruar korrekt konsensusit, duke mos ndermarrë asnje ndryshim te njeanshem qe cenon konsensusin e arritur mes forcave politike.

Shqiperia e ka vendin vetem ne Europen e Bashkuar.

Qendrimi dhe vota ime eshte dhe do te mbetet ne funksion te integrimit sa me te shpejte me Europe.

Kesaj i sherben dhe votimi i kodit zgjedhor, pa asnjë ndryshim tjeter të njeanshëm.

Ky eshte plotesimi i nje nga 15 kushtet për hapjen e negociatave.

Ftoj mazhorancën qe ti qendroje zotimit dhe te sjelle ne kuvend kodin zgjedhor sa me parë per tu votuar!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re