Pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore mes Mazhorancës dhe Opozitës, reagon edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kryemadhi shprehet se, rezultati i sotëm në Këshillin Politik, i arritur dhe me kontributin e partnerëve ndërkombëtar është pozitiv dhe duhet implementuar pa humbur kohë, me integritet, ashtu siç e kërkon dhe kushti i radhës i BE, ashtu siç e meritojnë qytetarët shqiptarë.

Reagimi i plotë:

Rezultati i sotëm në Këshillin Politik, i arritur dhe me kontributin e partnerëve ndërkombëtar është pozitiv dhe duhet implementuar pa humbur kohë, me integritet, ashtu siç e kërkon dhe kushti i radhës i BE, ashtu siç e meritojnë qytetarët shqiptarë. Reformat bëhen pikësëpari për njerëzit, të cilët presin ndryshimin dhe mundësinë e shprehjes së vullnetit të tyre lirisht në zgjedhje. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme s’ka demokraci dhe pa demokraci s’ka ekonomi e mirëqenie për shqiptarët.

LSI dhe Opozita e Bashkuar është e vendosur për realizim me sukses të angazhimeve të marra para popullit shqiptar përsa i përket forcimit e përmirësimit të themeleve të demokracisë në vendin tonë, si dhe përshpejtimit të rrugës së integrimit europian të Shqipërisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re