I dërguari special i Sekretarit të Shtetit të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matheë Palmer nuk e përjashtoi mundësinë e shkëmbimit të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës, në një intervistë me  EU Observer të botuar sot.

“Varet nga palët të përcaktojnë parametrat e dialogut,” i tha Palmer portalit në Bruksel dje, i pyetur në lidhje me planin e shkëmbimit të territorit.

“Ajo që ne mbështesim është që palët të gjejnë një mënyrë për t’u rikthyer në tryezën e bisedimeve, për të vendosur të gjitha çështjet e rëndësishme në tryezën e bisedimeve dhe për të gjetur një mënyrë për të normalizuar marrëdhëniet, në mënyrë ideale me njohje të ndërsjelltë. Ne do të dëshironim ta shohim njohjen e ndërsjelltë të Serbisë dhe Kosovës si rezultat i këtij procesi”, tha Palmer.

Gjithsesi, ai nuk ka dashur të përgjigjet në një pyetje të mëtejshme nëse qëndrimi i SHBA-së ishte në kundërshtim me pikëpamjen e Gjermanisë se marrëveshja Beograd-Prishtinë për shkëmbimin e territoreve mund të destabilizojë rajonin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re