Kryeministri Edi Rama njofton se është miratuar marrëveshja e lidhjes të Operatorit të Transmetimit të Kosovës “KOSTT” me Operatorët e Transmetimit të Europës Kontinentale dhe që do të hyjë në fuqi më 14 maj.
Kjo gjë thotë Rama “i hap rrugën së shpejti marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet KOSTT dhe OST për rritjen e sigurisë së sistemit elektroenergjetik të dy shteteve shqiptare, duke mundësuar vënien në punë të linjës 400kV Shqipëri-Kosovë dhe zhvillimin e tregut të përbashkët të energjisë elektrike”.
Statusi i Ramës:
🟢 LAJM I MIRË
U miratua më në fund marrëveshja e lidhjes të Operatorit të Transmetimit të Kosovës “KOSTT” me Operatorët e Transmetimit të Europës Kontinentale. Kjo marrëveshje hyn në fuqi në datën 14 Maj 2020!
Ky është një hap i shumëpritur, pasi i hap rrugën së shpejti marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet KOSTT dhe OST për rritjen e sigurisë së sistemit elektroenergjetik të dy shteteve shqiptare, duke mundësuar vënien në punë të linjës 400kV Shqipëri-Kosovë dhe zhvillimin e tregut të përbashkët të energjisë elektrike
Por këtë vendim e ka përshëndetur edhe presidenti Meta, duke thënë se kjo do t’i mundojë KOSTT të shfrytëzojë rrjetin e transmetimit në mënyrë të pavarur, me kosto më të ulët, shërbime më të sigurta dhe më fitimprurese, si dhe të jetë i integruar në mekanizmat europianë.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, Meta shkruan se me arritjen e kësaj marrëveshjeje, istemi energjitik i Kosovës do të operojë si zonë rregulluese e pavarur brenda bllokut Kosovë – Shqipëri, në kuadër të zonës sinkrone të Europës Kontinentale.
Mesazhi i Metës:
Përshëndes miratimin e marrëveshjes së re nëpërmjet Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës dhe ENTSO.
Tashmë sistemi energjitik i Kosovës do të operojë si zonë rregulluese e pavarur brenda bllokut Kosovë – Shqipëri, në kuadër të zonës sinkrone të Europës Kontinentale.
Bashkimi me sistemin energjitik të Shqipërisë do të krijojë operimin e linjës energjitike të interkoneksionit Kosovë – Shqipëri , duke i mundësuar KOSTT të shfrytëzojë rrjetin e transmetimit në mënyrë të pavarur, me kosto më të ulët, shërbime më të sigurta dhe më fitimprurese, si dhe të jetë i integruar në mekanizmat europianë të transmetimit të energjisë elektrike. Mirënjohje partnerëve dhe aleatëve të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme në implementimin e kësaj marrëveshjeje.
