Një marrëveshje energjitike mes  Serbisë dhe Kosovës, nënshkruar një ditë më parë, ka provokuar një ngjarje e të pazakontë në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, teksa i është drejtuar foltores në parlament, në dorë mbante disa kokrra vezë të cilat ja ofroi ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo tha se me atë vezë duhet të gjuhej kryeministri Albin Kurti për nënshkrimin e marrëveshjes për energjinë me Serbinë.

Ajo tha se po e bën këtë veprim për të kujtuar se si Vetëvendosje e kishte kundërshtuar këtë marrëveshje  që ishte nënshkruar nga kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa në vitin 2015, duke gjuajtur me vezë drejt kabinetit qeverisës të asaj kohe.

“Si po ju duket vetja sot? Unë s’po ju quaj tradhtar, sepse është fjalë e papërgjegjshme. As me vezë s’po ju gjuaj, por po ju pyes a turpëroheni? Albulena po te pyes edhe ty, sepse e ke pas rolin me gjuajt vezë, po ta dhuroj një vezë e drejtoja kryeministrit tënd mashtrues, sepse ne tradhtarët e djeshëm dolëm sot faqebardhë”, tha Dumoshi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re