Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar sërish në lidhje me takimin e 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë në shtëpinë e Bardhë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Trump e ka quajtur të jashtëzakonshëm guximin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të cilët shkuan në Washginton dhe nënshkruan marrëveshjen.

Përmes një postimi në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit, shkruhet se sipas presidentit amerikan, Hoti dhe Vuçiç e kanë bërë botën më të sigurt me veprimin e tyre.

“Është dashur guxim i jashtëzakonshëm nga presidenti i Serbisë, Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Hoti për të nisur këto bisedime dhe për të ardhur në Washington për ta finalizuar këtë angazhim. Duke vepruar kështu, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt.

Është vërtetë ditë historike. Kosova dhe Serbia janë pajtuar për normalizim ekonomik”, është shprehur Trump.

 

View this post on Instagram

 

President @realdonaldtrump: It has taken tremendous bravery by President Vučić of Serbia and Prime Minister Hoti of Kosovo to embark on these talks and to come to Washington to finalize these commitments. By doing so, they have made their countries, the Balkans, and the world safer.

A post shared by U.S. Department of State (@statedept) on Sep 14, 2020 at 8:00am PDT

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re