Autoritetet izraelite liruan 39 të burgosur të tjerë palestinezë, duke përfshirë gjashtë gra dhe 33 fëmijë, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve WAFA. Sipas raportit, gjashtë gra dhe 33 të rinj nën moshën 19 vjeç janë liruar. Ata u pritën nga familjet e tyre në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor.

Si kusht i marrëveshjes, Hamasi fillimisht liroi pengjet izraelitë të mbajtur në Gaza përpara se të lironte të burgosurit palestinezë nga paraburgimi izraelit. Egjipti, SHBA dhe Katari ndërmjetësuan një armëpushim katër-ditor midis Izraelit dhe Hamasit në këmbim të 50 pengjeve izraelitë për të burgosurit palestinezë.

Kjo që po ndodh pas shumë javësh luftë, si dhe sulme brutale të Izraelit ndaj Gazas, është ajo që kërkonte Hamasi që nga 7 tetori: lirim pengjesh në këmbim të lirimit të të burgosuve.  /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re