Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e cilëson koalicionin opozitar bashkues të shqiptarëve dhe që do të udhëheqë dekadën.

Në një postim në rrjetet sociale ku publikon një video nga nënshkrimi i marrëveshjes ditën e djeshme me kreun e PD Lulzim Basha, Kryemadhi shkruan se ky partneritet do të sjellë ndryshimin.

“Dua të garantoj të gjithë shqiptarët se ky partneritet do të sjellë ndryshimin, se është koalicion bashkues i të gjithë shqiptarëve, e që do të udhëheqë dekadën.

SHQIPËRIA SHTËPIA QË FITON! SHQIPËRIA SHTËPIA JUAJ!”, deklaron Kryemadhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re