Mbretëria e Bashkuar do t’i japë Francës 500 milionë paund gjatë tre viteve për ndalimin e emigrantëve që kalojnë Kanalin La Mansh me varka.
Paratë u njoftuan në një samit në Paris midis kryeministrit Rishi Sunak dhe Presidentit Emmanuel Macron, i cili tha se Franca gjithashtu do të kontribuonte.
Duke folur në një konferencë për shtyp me Sunak në Pallatin Elysee, ai tha se ekipi kishte parandaluar 30.000 kalime te laigjshme me varka të vogla dhe kishte bërë 500 arrestime gjatë vitit të kaluar.
Ndërsa Sunak tha se paratë do të ndihmonin “t’i jepet fund kësaj tregtie të neveritshme në jetën njerëzore”.
Fondet do të shkojnë për 500 oficerë shtesë dhe një qendër të re paraburgimi në Francë, por kjo nuk do të jetë plotësisht funksionale deri në fund të vitit 2026.
Prokurorja e përgjithshme në hije e laburistëve, Emily Thornberry, akuzoi konservatorët se “kalojnë nga një krizë në tjetrën”.
“Përpara se Rishi Sunak t’u dërgojë edhe më shumë para autoriteteve franceze, ai duhet të shpjegojë se çfarë u arrit nga qindra milionët që u kemi dhënë më parë, dhe pse kalimet me varka të vogla vazhduan të rriteshin”, deklaroi laburistja.
Burimi: Ora News