Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka deklaruar se nëse është e nevojshme, duhet të shihet mundësia e nisjes së procedurave për shkarkimin presidentit Ivanov, “për të mos lejuar, siç tha ai, që dikush të pengojë Maqedoninë në rrugën e saj evropiane.”

Reagimi vjen pas qëndrimit më të fundit të kreut të shtetit maqedonas, i cili refuzon të dekretojë marrëveshjen me Greqinë për emrin e ri.

Zaev i tha Channel 5 se ka një dëshirë për ta konsoliduar shumicën parlamentare dhe se ai do të iniciojë procedurën për shkarkimin e Ivanovit vetëm nëse do të duhet.

Duke i paraprirë referendumit që do të mbahet për emrin, Zaev beson se populli do t’i thotë “Po” marrëveshjes për emrin e tij, duke gjykuar se njerëzit i mbështesin perspektivat europiane.

Sipas tij, marrëveshja është një përfitim i madh për Maqedoninë. Ndaj, Zaev u bëri thirrje qytetarëve që ta lexojnë me kujdes për të “kuptuar se është bërë një zgjidhje e drejtë dhe e mençur”.

“Do ishte një fitore e madhe për Maqedoninë”, theksoi Zaev.

Ai shtoi më pas se shpreson ë Ivanov nuk do të nëhet pengesë proceset e pritshme.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re