Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar pasi deputetët e opozitës dërguan në Gjykatën Kushtetuese, marrëveshjen mes kryeminsitrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministres së Italisë, Georgia Meloni, për refugjatët.

 

Pas mbledhjes së qeverisë, i pyetur nga gazetarët mbi aktin e ndërmarrë nga ana e deputetëve të opozitës, Manja tha se është e drejta e tyre.

 

Megjithatë sipas Ministrit të Drejtësisë, nuk ka absolutisht asgjë antikushtetuese, pasi marrëveshja e nënshkruar mes dy kryeministrave ka kaluar të gjitha filtrat.

 

“Marrëveshja me Italinë sigurisht në dijeninë time, qeveria italiane e ka kaluar marrëveshjen. Janë bërë publike edhe qëndrimet tona. Është e drejta e deputetëve ta çojnë në Kushtetuese por nuk ka asnjë gjë antikushtetuese një marrëveshje që ka kaluar të gjitha filtrat para se të nënshkruhet nga dy kryeministrat”, deklaroi Manja.

 

Ndërkohë Ministri i Drejtësisë doli edhe për paketën e amnistisë, nga e cila do të fitojnë disa të burgosur me rastin efestave të fundvitit.

 

Manja tha që dy kategoritë që përfitojnë janë gratë dhe fëmijët.

 

“Dy kategoritë që përfitojnë janë gratë dhe të miturit të cilët do kenë një mundësi që ti rikthehen rehabilitimit pranë familjes“, tha Manja.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re