Skip to content

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, deputeti i PL: PDI kërkon largimin e Ramës nga Partia Socialiste Evropiane. Dhënia e territorit është veprim i dënueshëm penalisht

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar pas marrëveshjes së lidhur mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, të cilët do shpëtohen nga Italia në detin Mesdhe e më pas do dërgohen në një kamp në vendin tonë.

Vasili në reagimin e tij ka ndarë një artikull të “La Repubblica”, ku thuhet se “Partia Demokratike Italiane (PDI)  do të kërkojë largimin e Partisë së Edi Ramës nga Partia Socialiste Europiane (PSE) për shkak të marrëveshjes së paligjshme me Melonin për emigrantët”.

Sipas nënkryetarit të PL, është e qartë se “veprimi antishtet dhe banditesk i Edi Ramës për të kthyer Shqipërinë në një kamp gjigant emigrantësh të paligjshëm është i papranueshëm në çdo pikëpamje”.

Reagimi i plotë

Kërkohet nga Italia largimi i Edi Rames nga Partia Socialiste Europiane!

Partia Demokratike Italiane (PDI)  do t’e kerkoje largimin e Partise se Edi Rames nga Partia Socialiste Europiane (PSE) per shkak te marreveshjes se paligjshme me Melonin per emigrantet.

Kjo behet e ditur nga mediat ne Itali ku drejtuesit kryesore te PDI bejne te qarte se do te kerkojne perjashtimin e Rames ashtu sic u veprua me kryeministrin e Sllovakise Fico per qendrimet proruse te tij.

Eshte e qarte se veprimi antishtet dhe banditesk i Edi Rames per te kthyer Shqiperine ne nje kamp gjigant emigrantesh te paligjshem eshte i papranueshem ne cdo pikpamje.

Dhenia e teritorit ne menyre skandaloze dhe nxjerrja e Shqiperise ne ankand per intetesa te vendeve te tjera dhe ne shkelje te dhunshme te Kushtetutes eshte nje veprim shume i rende dhe i denueshem penalisht i Edi Rames.

Drehtesia ne Shqiperi duhet te filloje hetimin urgjent te Edi Rames per tradheti te interesave kombetare.

“”