Skip to content

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Rama zbulon: Na është kërkuar edhe nga vende të tjera! Ja si ka qenë përgjigja jonë

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se iu është ofruar edhe nga vendet e tjera një marrëveshje si ajo me Italinë për emigrantët.

Por kreu i qeverisë theksoi se përgjigja e Shqipërisë ka qenë “Jo”.

Pyetje: Ju keni një marrëveshje me Italinë për emigrantët ka frymëzuar vende të tjera të BE-së. A është afruar ndonjë vend tjetër tek ju për një gjë të tillë dhe çfarë do t’i thoni. Atyre skeptikëve që thoni se po bëni punën e pistët të BE.

Rama: Po na është kërkuar nga vende të tjera dhe i kemi thënë jo.

Marrëdhënia jonë me Italinë ka qenë mjaft e veçantë dhe shkon pas mijëra vjet, po kështu shkon pas në kohë me një volum domethënëse ndërveprimi gjatë 30 viteve të fundit, qysh prej kur dolëm nga gropa e ferrit e regjimit më mizor komunist.

“”