Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula në fjalën e tij në seancën plenare ka komentuar marrëveshjen me Italinë për pensionet.
Ai është shprehur se mazhoranca qëllimisht e ka lënë votimin e kësaj marrëveshje në parlament ditën e sotme, pasi më 26 maj është tubimi me emigrantët Shqiptarë në Milano.
Ai po ashtu i bëri thirrje SPAK dhe KQZ të kontrollonte nëse tubimi i Athinës, u bë me paratë e selisë së PS apo me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Sula: Ne jemi dakord dhe padiskutim do ta votojmë dhe është në arritje. Për më vjen keq që ju agjendën si mazhorancë dhe në si parlament, jemi kthyer si shtojcë e qeverisë.
Po të ishte për një moralin tuajin, nuk mund ta bënit pas datës 26 maj kur do të mbani mitigun në Milano? Por gjithçka është në kuadër të fushatës elektorale.
Do t’ju kërkoja SPAK dhe KQZ, e cila duhet me patjetër që duhet të kontrollojë, nëse ato miliona euro janë para të ligjshme të selisë së PS apo janë paratë e teksapaguesve shqiptarë.
A e dini sa është numri i popullsisë jashtë vendit? Bëhet fjalë për 1.8 milion banorë që duhet të ketë Shqipëria dhe gjysma tjetër janë jashtë vendit, tani ju doni të kapni votues jashtë.
Për pak vit, numri pensionistëve në Shqipëri do të jetë më i madh se si të punësuarve.
Që një person të mbijetojë në Shqipëri duhet të harxhojë 4.4 dollarë, më lartë se të gjithë vendet e Rajonit.
Paga mesatare në Shqipëri është paga më e ulët. Në vitin 2023 ju bëtë një rritje prej 15 mijë lekëve vjetra, duke pasur parasysh rritjen e çmimit, nuk i bie asnjë gjysëm buke.
