Kryeministri Edi Rama reaguar me anë të një statusi në rrjetin e tij social facebook, lidhur me lajmin e publikuar pak më parë se Shqipëria ka lidhur marrëveshje me Kanadanë sa i përket sigurimeve shoqërore.

Në reagimin e tij, Rama e konsideroi këtë si një superlajm dhe hyrja në fuqi në 1 gusht u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet.

“Superlajm! Kanadaja përfundoi procedurat e brendshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë

Kjo marrëveshje, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet”, shkruan Rama.

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen me Kanadanë, ratifikohet marrëveshja për sigurimet shoqërore

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re