Panos Kamenos, ministri i Mbrojtjes në qeverinë Tcipras ka dhënë
dorëheqjen, duke pasuar kështu me këtë akt Kotziasin, ish-ministrin e Jashtëm,
me të cilin kishte përplasje, e që ishte dhe shkaku se përse ai u largua njeriu
që punoi për Paktin Detar me  Shqipërinë,
e më tej për Marrëveshjen e emrit të ri më Maqedoninë, vendosi të largohej.

Kamenos, si përfaqsues i forcës “Grekët e Pavarur” në
koalicion me Syriza-n, vetlargohet në emër të padakortësisë me Marrëveshjen e
Prespës, sapo kjo e fundit u ratifikua në parlamentin maqedonas me ndryshimet
kushtetuese të miratuara dy net më parë.

Kamenos, për sa drejtoi Mbrojtjen greke, ishte dhe një “gricës”
i pandreqshëm edhe sa i përket çështjeve me Turqinë, ku me deklarimet e tij
gati militare çoi në acarim raportet mes Athinës dhe Ankarasë.             

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko