Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka deklaruar se marrëveshja me Partinë Socialiste është një hap pozitiv për rikthimin në normalitet të Parlamentit.

Në një deklaratë për gazetarët, Mediu theksoi se me rëndësi është fakti që opozita duhet të ketë një plan veprimi.

Sa i takon reformës zgjedhore, Mediu u shpreh se vendi ka nevojë për një reformë zgjedhore që të jetë gjithëpërfshirës.

“Deputetet janë zgjedhur nga qytetarët që të bëjnë jetën e tyre parlamentare. Në këtë situatë që diskutohet për të kthyer kushtetutshmërinë e parlamentit mendoj që hapi është pozitiv. Edhe komunikimi politik është i vlefshëm. Ajo që opozita duhet të veprojë  është që opozita të ketë një plan veprimi parlamentar.

Sa i përket reformës zgjedhore, ka nevojë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, që garanton kushtetutshmërinë e parlamentit, garanton mundësinë për të patur pluralizëm në vend, votimi i diasporës dhe ajo që është e rëndësishme është që të hiqen duart nga grabitja e votës”, tha Fatmir Mediu.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re