Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para firmosjes së marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj austriake, dedikuar projektit të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit BOKU, Vjenë dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, ka bërë një sërë batutash me dy rektorët.

Rama batutat i nisi me rektorin e Universitetit Bujqësot, Fatbardh Sallaku, ku shprehu se e mbështet dhe u bëri thirrje pedagodëve duke thënë “mos na prekni Bardhin sepse është një hudhër pa të cilën gjërat do të shkojnë ters”.

Më tej iu drejtua koordinatorit të projektit, Hubert Hasenaue, duke i thënë se duke ndihmuar Shqipërinë, do mund të shkojë në parajsë.

Rama: Qeveria do të jetë në mbështetje të vazhdueshme. Ne mbështesim hapur Bardhin, nuk ndërhymë në proceset akademike, por mesazhi im për pedagogët është mos na prekni Bardhin sepse është një hudhër pa të cilën gjërat do të shkojnë ters. Nuk e di kush e konkurron, por Bardhi duke ndenjur me mua ka marrë të këqijat e mia dhe është kandidat i vetëm.

Hubert do të të them një gjë, sepse kur u takuam për herë të parë nuk e harroj si mi ngule sytë, u ndjeva sikur isha para Interpol. Por po ju them që ju jo vetëm na mbështet, por vendosët të jeni heroi ynë. Jeni menaxheri i programit. Jeni njeriu që garanton martesën.

Jam rritur nga një gjyshe e cila më thoshte do të thoshte se do takohsh me shumë njerëz në jetë, duhet të flasësh të dëgjosh, por mos harro se takimi i fundit është më i rëndësishëm. Është një burrë i vjetër, që quhet Shën Pjetër. Do të kesh mbaruar punë në këtë botë dhe do t’i kërkosh parajsën. Ai do të pyes çfarë ke bërë në botën që le pas. Nuk mjafton vetëm të thuash bëra punën time, ushqeva familjen time etj. Ajo që është kyç është çfarë bën për të tjetër. Ti je njeri i mirë, por kur të shkosh në Parajsë nuk mjafton vetëm të thuash se ke qenë rektor i Universitetit të Bokut, do të thotë mirë. Por në momentin që do i thuash se ndihmova udhëtarë në Shqipëri, do të thotë biri im do meriton të shkosh menjëherë në parajsë. Vetëm mbaje mend këtë, dhe do të më kujtosh kur Shën Pjetrit do të mësojë se ke ndihmuar Tiranën. Mbase është gjëja më e pagjasë që mund të bësh, por ja ku je, ja ku po e bën sepse zoti të do. Shumë faleminderit të gjithë dhe amanet Bardhit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re