Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat.

Konferenca vjen pas marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington nga kryeministri Avdullah Hoti dhe pala serbe.

Kjo është dalja e tij e parë, para mediave, pas zhvillimeve të fundit.

“Presidenti mban konferencë në orën 11:00. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot (07.09.2020), në orën 11:00 mban konferencë për media”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re