Dhoma e Deputetëve  në Itali i dha dritën jeshile projektligjit për ratifikimin e protokollit Itali-Shqipëri për qendrat e emigrantëve.

Votat pro ishin 155, kundër 115 dhe dy abstenime, ndërsa tashmë projektligji do të kalojë në senat.

Kundër projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ka pasur shumë deputetë, të cilët dhe kanë mbajtur fjalime duke dhënë argumentet e tyre.

“Me marrëveshjen Itali-Shqipëri, politika e imigracionit e qeverisë Meloni shënon një tjetër fazë diskriminuese dhe jopërfundimtare. Është një projekt plot boshllëqe, i mirë vetëm për propagandën e zgjedhjeve të ardhshme europiane, kur mazhoranca do të përpiqet të besojë se asnjë emigrant nuk do të mbërrijë më në Itali.

Por është thjesht një gënjeshtër, një tjetër mashtrim: flukset migratore mund dhe duhen menaxhuar, por nuk mund të bllokohen. Kjo është një marrëveshje shumë e shtrenjtë. Ndërsa në vendin tonë të ardhurat u mohohen njerëzve në vështirësi dhe shumë nuk mund të marrin më mjekim, të paktën 670 milionë euro shpenzohen për menaxhimin e jo më shumë se 3 mijë emigrantëve në muaj në territorin shqiptar”, kështu u shpreh Laura Boldrini, deputete e PD-së dhe kryetare e Komisionit të Përhershëm të Dhomës për të drejtat e njeriut në botë, duke deklaruar në sallë votën e Partisë Demokratike kundër ligjit të ratifikimit.

“Qeveria Meloni ka dështuar në politikat e migracionit. Ka rritur jo vetëm taksat, por edhe zbarkimet”, tha deputetja e Viva Italia, Maria Elena Boschi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re