Në Komisionin e Sigurisë, i cili është zhvendosur online, për shkak të bllokimit që iu nga opozita, ë diskutohet për marrëveshjen me Italinë për emigratët.

Në fjalën e tij, ministri i Brendshëm, Taulant Balla është shprehur se kjo qendër do të ndërtohet totalisht nga pala italiane, ndërsa Këshilli i Ministrave ka vendosur t’i vendos në përdorim të përkohshëm, palës italiane një sipërfaqe pasurore shterore.

Ai shton po ashtu Shqipëria, rikonfirmon pozitën si një aleat i besueshëm i ndërkombëtarëve.

Balla bën me dije se sa i përket rrezikut që mund të paraqesë ardhja e emigrantëve dhe masat për sigurinë, ai tha se edhe ky është një detyrim i palës italiane, e cila duhet të garantojë mbajtjen brenda strukturave të të gjithë emigrantëve.

Balla: Qendër që do të ndërtohet tërësisht nga pala italiane me shpenzime të palës italiane.

Protokolli paraqet rëndësi edhe për Shqipërinë, jo vetëm sa i përket thellimit të bashkëpunimit me Italinë, por edhe sepse mirëmenaxhimini i emigrantëve të parregullt është një çështje që paraqet interes dhe në fakt Shqipëria vlerësohet nga Bashkimi Evropian dhe aktorët e tjerë, si një vend që ka ditur të marrë masat e duhura dhe jo më larg se javën e kaluar kam pasur mundësinë të jem në Bruksel, për luftën kundër emigracionit të paligjshëm, ku Shqipëria u rendit ndër vendet që ka bërë hapa konkretë.

Kjo bën që vendi  ynë të rikonfirmohet po ashtu si një aleat i besueshëm te ndërkombëtarët.

Këshilli i Ministrave merr përsipër t’i vendosë në përdorim të përkohshëm qeverisë italiane një sipërfaqe pasurore shtetërore për ngritjen e strukturave ku do të akomodohen emigrantët e parregullt.

Me rëndësi është fakti se të gjithë shpenzimet i përkasin palës italiane, e cila do të paguajë edhe çdo kosto shtesë që mund t’i vijë Shqipërisë gjatë këtij procesi.

Sa i përket rrezikut që mund të paraqesin ata në vendin tonë, pala italiane ka për detyrim ruajtjen e rrezikut brenda kampi dhe po ashtu ka detyrim të kujdeset dhe të garantojë që ata do të mbeten brenda strukturave.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re