Opozita do të godasë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

 

Vendimi është marrë pas diskutimeve që janë shtrirë përgjatë dy mbledhjeve të grupit parlamentar dhe ku nuk kanë munguar qëndrimet kundër, kryesisht nga deputetët që njohin Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike.

 

SALI BERISHA

“Ne mendojmë se ka një shkelje serioze të kushtetutës, firma e Edi Ramës. Mendojmë se ka probleme serioze të të drejtave të njeriut, ndaj dhe duke mbajtur qëndrimin tonë negativ, opozita do ti drejtohet gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen.”

 

Demokratët kanë goditur në Kushtetuese gjatë këtyre viteve edhe një tjetër marrëveshje ndërkombëtare, por ajo lidhej me ndërtimin e portit të Durrësit nga biznesmeni Al Abar, dhe është hera e parë që PD godet një marrëveshje të lidhur me një vend aleat si Italia. Në këtë situatë a i druhet lideri i opozitës Berisha një tjetër bisede me numrin 2 të qeverise italiane, Antonion Tajani, për këtë vendim të PD.

 

 

SALI BERISHA

“Pyetje: Ju e keni kërkuar dërgimin në Kushtetuese.

Sali Berisha: Jo ishte vullneti në tërësi i grupit. Edhe unë jam për këtë variant, sepse është ai që ne kemi vendosur.

Pyetje: I druheni një telefonate tjetër të zv/kryeministrit Italian, Tajani.

Sali Berisha: Ai është një burrë fisnik dhe një mik i vjetër i PD-së, dhe Shqipërisë, ne çdo kohë, por kjo është një akt.”

 

Mbështetësit më të fortë të goditjes së kësaj marrëveshje në Kushtetuese ishin deputetët që mbështesin Gazment Bardhin.

 

 

GAZMENT BARDHI

“Rruga më e drejtë në rastin konkret është që kjo marrëveshje ti nënshtrohet kushtetutshmërisë. Disa kolegë patën kundërshtime, por më pas nuk ka pasur asnjë kundërshtim.’

 

Mësohet se PD do t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese që ta rrëzojë marrëveshjen me Italinë, pasi sipas saj duhet duhej marrë plotfuqia nga presidenti i republikës për negocimin e saj.

 

Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, marrëveshja duhet të ankimohet para se të miratohet nga parlamenti, që në këtë rast është data 21 dhjetor, kur është caktuar seanca për votimin e saj.

 

Në momentin e depozitimit të ankimimit shqyrtimi i marrëveshjes pezullohet.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re