Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur të flasë për mediat pas përfundimit të mbledhjet së Grupit  Parlamentar të opozitës, ku ndër të tjera tha se do të çojë në Gjykatën Kushtetuese, marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.

Ndër të tjera, Berisha tha se sot u vendos për vazhdimin e aksionit opozitar në horizonte të reja, duke shtuar se këto drejtimi do t’i shikoni në ditët në vazhdim.

Berisha:  Një mbledhje e cila analizoi gjerësisht zhvillimet. Pat një vlerësim për arritjen e një rëndësie të jashtëzakonshme po citoj veten,  “ai tym dhe ajo bloz që nxiu fytyrën e Ramës dhe Nikollës, ndriçoi në mbarë botën opinionin publik botëror dhe mediat”.

U vendos që kjo betejë pa kthim të vazhdojë në drejtim të horizonteve të reja. Sa i përket marrëveshjes për emigrantët do të përgatitet teksti për në Gjykatën Kushtetuese. Ne mendojmë se ka një shkelje të Kushtetutës, firma e Edi Ramës. Mendoj se ka shkelje e të drejtave të njeriut.

Qëndrimi i Ramës dhe Nikollës, është më anti-demokratike, më anti-ligjor dhe anti-kushtetues.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re