Skip to content

Marrëveshja për emigrantët e ligjshme, reagon Bardhi: Asnjë surprizë nga “Vali Bizhgat në Gjykatën Kushtetuese”

WhatsApp Image 2024 01 29 at 17 sd

Deputeti Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuesi, mbi paktin e emigrantëve, mes Italisë dhe Shqipërisë.

Sipas Kushtetueses, kjo marrëveshje është e ligjshme dhe nuk ka pse të pezullohet. Bardhi thotë se Gjykata Kushtetuese nuk vendosi drejtësi për këtë çështje.

“Asnjë surprizë nga “Vali Bizhgat në Gjykatën Kushtetuese”! Mohimi i transparencës dhe mbi të gjitha shmangia e mundësisë për një opinion këshillimor nga GJEDNJ janë tregues i qartë që GjK humbi që në nisje mundësinë për të bërë drejtësi në këtë çështje”, shkruan Bardhi, në një postim në X.