Nënkryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Kreshnik Çollaku ka bërë një deklaratë për mediat ku ka njoftuar se PD ka çuar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen Rama – Meloni për emigrantët.

Çollaku është shprehur se siç e kanë bërë publike që në orët të këtij vendimi, PD ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për sqarim.

Ai shton se sipas tyre, kjo marrëveshje u shpall pa u njoftuar dhe pikë transparence, në dallim nga Italia.

“Sic e kemi bërë publike në orët e para të këtij vendimi. Sot PD ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për sqarim.

Dua t’i kujtoj publikut, që marrëveshja u shpall pa u njoftuar dhe e fshehë.

Në dallim nga Italia, në Shqipëri ka munguar transparenca. Mjerisht Rama ia ka dalë të fshihet” tha ndër të tjera ai.

Kerkesa:

PD çon në Kushtetuese marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët

• Shqyrtimi i pajtueshmërisë me Kushtetutën e Shqipërisë të marrëveshjes së
nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe
Qeverisë së Republikës së Italisë “PROTOKOLL NDËRMJET QEVERISË SË
REPUBLIKËS ITALIANE DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E
MIGRACIONIT”.

• Pezullimin e proçedurës parlamentare për ratifikimin e “PROTOKOLL
NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE DHE KËSHILLIT TË
MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN E
BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MIGRACIONIT”.

• Deklarimin si të papajtueshme me nenet 3, 4, 7 të Kushtetutës dhe Ligjit Nr.
43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë” të
marrëveshjes së së nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së
Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë “PROTOKOLL NDËRMJET
QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË
FUSHËN E MIGRACIONIT”.
PARTIA DEMOKRATIKE

Italia ratifikoi marrëveshjen (5 dhjetor)

Këshilli i Ministrave në Itali mirato marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët, që u firmos nga Kryeministrat Meloni dhe Rama më 6 nëntor.

Ratifikimi i Protokollit ndërmjet dy qeverive për forcimin e bashkëpunimit në çështjet e migracionit, mori dritën jeshile në mbledhjen e ekzekutivit italian pasditen e të martës. Ndërkohë ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha se kostot e marrëveshjes janë më pak se 200 milionë euro dhe fondet do të shpenzohen efektivisht për të luftuar emigracionin e parregullt.

“Kostot vjetore të marrëveshjes janë më pak se 200 milionë dhe do të shpenzohen mirë për të përballuar luftën kundër emigracionit të parregullt dhe janë shumë më pak se ato të sekuestruara nga Policia Financiare për keqpërdorim të superbonusit”, tha Tajani.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re