“Ne po punojmë me seriozitet të jashtëzakonshëm për këtë projekt, do të duhen edhe disa javë që të jetë perfekt, do të kisha preferuar që të fillonte më herët, por kemi sytë e botës të fokusuar aty. Ndaj nëse zgjat edhe disa ditë, nuk do të më vjen keq”, kështu ka deklaruar kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni teksa u pyet për kampin e refugjatëve që po ndërtohet në Gjadër.

Kryeministrja Meloni bëri deklaratën pasi takimit me kreun e qeverisë britanike Keir Starmer.

“Modeli që qeveria italiane ka imagjinuar të qendrave për të përpunuar kërkesat për azil nën juridiksionin italian dhe europian në një vend të huaj nuk ishte testuar, nëse funksionon dhe besoj se funksionon të gjithë e kuptojnë se ka një gur themeli edhe për elementin e parandalimit duke u mbështetur te kriminelët”, përfundoi ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re