Marrëveshja për emrin kushtetues të Maqedonisë ka mbërritur në kuvend me procedurë të përshpejtuar. Kryeparlamentari Talat Xhaferi, pas takimit të djeshëm me krerët e grupeve parlamentare tha se pret që marrëveshja të ratifikohet deri të premten.

 

Ligjvënësit sot duhet të votojnë mbi nevojën për të miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes përfundimtare me Greqinë. Pas kësaj do të hapet një debat në Komitetin për Çështjet Evropiane, i cili mund të zgjasë jo më shumë se 3 ditë. Pas debatit në këtë Komision Parlamentar, marrëveshja do të votohet edhe në seancën plenare ku nevojitet një shumicë prej 61 deputetësh.

 

Ndërkohë përpara kuvendit kanë vazhduar protestat, por fatmirësisht nuk janë përsëritur skenat e dhunës. Ndërsa janë shtuar forcat e policisë për të parandaluar çdo përpjekje të demonstruesve për të ndërhyrë gjatë seancës së sotme

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re