I ftuar në një lidhje live në Panorama TV ka qenë presidenti i Shoqatës “Diaspora 91-19”, Esat Balla i cili ka folur për miratimin e marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila u nënshkrua sot në Romë.

Balla është shprehur se kjo është një arritje e madhe, sidomos kur vjen pas një luftë 5-vjeçare që ka bërë shoqata e drejtuar prej tij, nga momenti i themelimit të saj në vitin 2019.

Ai ka shtuar se meritat për këtë arritje ndahen, që nga dy qeveritë, ambasadorët e gazerët, por thekson se emëruesi i përbashkët është “Shoqata 91-19”.

“Një arritje e madhe, sidomos kur vjen pas një luftë 5-vjeçare. Shoqata jonë është ndërtuar në 2019.

Meritat ndahen. Në fund të fundit është politika që vendos firmën. Por unë do të thoja qeveria Rama – Meloni – Ambasadore- Gazetarë, të gjithë ata që kemi ne diskutuar.

Emëruesi është “Diaspora 91-19”, që i kemi ndenjur në kokë, pavarësisht ndryshimeve që janë bërë nëpër qeveritë respektive.

Nga të dhënat që kemi ne, deklarata e ministrit të Jashtëm italian, konfirmon interesin e qeverisë shqiptare për të arritur këtu.

Në e kishim filluar me kohë dhe përpjekjet po u bënin edhe në Itali, por amandamenti u kthye mbrapsht, por më në fund u miratua buxheti që ishte 7.6 milion dollarë në 2023 dhe do të vijojë në rritje në vazhdim” tha Balla.

Sipas tij nëse përllogaritet një pension 500 euro, me këtë buxhet pritet të përfitojnë rreth 2.100 persona dhe ky numër do të rritet me nga një mijë vit pas viti.

“Ne e kemi ndjekur këtë hap pas hapi, me njohjet që kishim. Janë bërë të gjitha hapat por nuk e dimë pse u kthye 2-3 herë dhe ka disa muaj që mbeti në sirtar, por tani erdhi momenti. E prisnim,

Faktin që ne ishim të parët që e morën vesh, tregon se institucionet italiane dhe shqiptare e kanë marrë në konsideratë punën e kësaj shoqate” shtoi ai.

Në fund Balla i bën thirrje komunitetit shqiptar në Greqi, që të marrë shembull dhe t’i qëndrojë në kokë çeshtjes.

“I bëj thirrje komunitetit grek të marrë shembull nga ne, sepse po nuk i qëndrove në kokë nuk fiton dot asgjë.

Mos të kishte qenë kjo shoqatë dhe komuniteti shqiptar, ndoshta do të vinte, por nuk dihet se kur” përfundoi Balla.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re