Kreu i PD-së, Lulzim Basha do të mbledhë nesër Kryesinë e Partisë Demokratike, një ditë pai palët firmosën sot për hartimin e ndryshimeve ligjore të draftit për Reformën Zgjedhore, që javës tjetër i kalon Komisionit të Posaçëm.

Mbledhja është njoftuar të mbahet në orën 11:00, ku pritet të diskutohet rreth situatës politike, reformës zgjedhore dhe përgatitjes për zgjedhje.

Palët gjetën dje dakordësinë për Reformën Zgjedhorë, ndërsa sot ajo u përmbyll formalisht, pasi u plotësua kuadri i plotë ligjor me ndryshimet ligjore për t’u votuar më pas në Kuvend.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re