Skip to content

Marrëveshja për zgjedhjet, Lulzim Basha heq dorë nga qeveria teknike

Sipas Damian Gjiknurit, opozita ka hequr dorë nga kërkesat për qeveri teknike dhe qeveri tranzitore para zgjedhjeve.

Gjiknuri tha se opozita do futet në zgjedhje dhe tani ka rregulla të pranuara nga gjithësecili me këtë administratë që kemi.

“PD hoqi dorë nga kërkesat absurde për qeveri teknike dhe qeveri tranzitore. Më në fund ata u kthyen tek institucionet. E rëndësishmë është që ne ta zbatojmë këtë sistem. Do bëjmë çmos që identifikimi elektronik të shtrihet në çdo qendër votimi, por zgjedhjet nuk do mbahen peng i teknologjisë”, tha Gjiknuri.

“Përtej pretendimeve, më në fund u kthyen aty ku duhet të ishin, e rëndësishme është ta pranojmë këtë sistem, pasi në këto kohë depolitizimi të shtrihet gradualisht. Do përpiqemi që identifikimi biometrik të shtrihet, por zgjedhjet nuk mbahen peng prej teknologjisë, por kjo administratë e politizuar dhe e balancuar ka funksionuar. Nuk do i jepnim alibi opozitës që të mbetej jashtë zgjedhjeve. Për ne është e rëndësishme integrimi. Ky është moment i rëndësishëm pasi palët i kthehen institucioneve.

Këshilli Politik do vijojë të miratojë draftet që zbërthejnë marrëveshjen.

Besoj kodi do mbyllet patjetër brenda këtij sesioni. Buxheti i shtetit do garantojë identifikimin.diometrik. Do merret një ekspert nga BE për tu konsultuar me KQZ që do përcaktojë shkallën e shtrirjes, përcaktuar në buxhetet do të

Marrëveshja kryesore është arritur, tani zbardhje e drafteve teknike, por shumë shpejt do kemi zbardhet e plota.

S’ka pranuar depolitizimin PD. Nuk ka pasur dhe nuk dua të bëj estradë sepse PD ka qëndruar që ne nuk donim depolitizim sepse e kemi zaptuar ne sipas tyre. Ne duam pluralizmin politik. Ne sakrifikuam rekomandime të rëndësishme të ODIHR vetëm që opozita të futet në garë. Kjo është çfarë fituan.”- tha Gjiknuri.