Pas Ambasadës së SHBA ka reaguar edhe delegacioni i Bashkimit Europian, i cili ka përshëndetur arritjen e dakordësisë mes mazhorancës dhe Rithemelimit, për ngritjen e komisioneve hetimore.

Në reagimin e delegacionit të BE theksohet se një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur nga shumica dërrmuese e shqiptarëve.

Reagimi i delegacionit të BE në Shqipëri:

Mirëpresim lajmin për rikthimin e normalitetit në Parlament.

Siç kemi thënë dhe më parë, një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur nga shumica dërrmuese e shqiptarëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re