Bisedimet që synojnë arritjen e një marrëveshjeje globale se si të luftohen më mirë pandemitë do të përfundojnë deri në vitin 2025 ose më herët nëse është e mundur, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Marrëveshja, e cila duhet të përmirësojë bashkëpunimin para dhe gjatë pandemisë, pas dështimeve të pranuara gjatë pandemisë COVID-19, është negociuar nga 194 shtete anëtare të OBSH-së për dy vjet.

Organizata fillimisht synonte të arrinte një marrëveshje javën e kaluar, por bisedimet janë vonuar për shkak të ndarjeve të thella midis vendeve të pasura dhe më të varfra mbi çështje të tilla si ndarja e vaksinave dhe gatishmëria.

Forcimi i mbrojtjes së botës kundër patogjenëve të rinj

Por vendet arritën të bien dakord për një marrëveshje paralele që përditëson rregullat ekzistuese ligjërisht të detyrueshme shëndetësore, të njohura si Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit (IHR). Ato përfshijnë një kategori të re të “urgjencave pandemike” kur merren me krizat shëndetësore më të rëndësishme dhe kërcënuese globalisht.

“Vendimet historike që janë marrë tregojnë dëshirën e përbashkët të Shteteve Anëtare për të mbrojtur popullsinë e tyre dhe atë globale nga rreziku i përbashkët i krizave të shëndetit publik dhe pandemive të ardhshme”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së.

Ndryshimet në rregullat globale të shëndetit kanë për qëllim forcimin e mbrojtjes së botës kundër patogjenëve të rinj pasi COVID-19 vrau më shumë se shtatë milionë njerëz, sipas OBSH. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re