Marrëveshja e qeverisë shqiptare me atë italine për strehimin e emigrantëve që vijnë nga Lindja e Mesme ka sjellë reagimin e aktivistëve në Lezhë.

 

Protesta e një grup aktivistësh, u shoqëruan edhe me tensione mes tyre e policisë, pasi këta të fundit e quajnë të paligjshme diçka të tillë.

 

Aktivistët tentuan të ngrejnë një çadër “kamp” përpara bashkisë, por një veprim i tillë u ndalua nga uniformat blu.

 

Kujtojmë se nga marrëveshja e firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij Giorgia Meloni do të strehojë mbi 3 mijë emigrantë të Lindjes së Mesme që ndodhen aktualisht në Itali. Strehimi i tyre është menduar që të jetë në kampet që do ngrihen në Gjadër dhe Shëngjin.

 

Kjo marrëveshje, e nënshkruar mes dy kryeministrave, do të jetë për një afat 5 vjeçar me të drejtë rinovim të marrëveshjes edhe për një 5 vjeçar tjetër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re