Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë për zviceranen Blick se marrëveshja me Serbinë mund të arrihet brenda pak muajsh.

 

Por gjithçka sipas tij varet nga Serbia.

 

ALBIN KURTI

 

KRYEMINISTRI I KOSOVËS

 

Unë jam optimist se një marrëveshje mund të arrihet brenda pak muajsh, nëse ekziston vullneti për të arritur një marrëveshje dhe mbështetja e Perëndimit demokratik, pra BE-së, NATO-s, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Unë kam shprehur vullnetin tim për ta bërë këtë. Por për një marrëveshje duhen dy palë.

 

Kurti ka theksuar se Serbia duhet të distancohet nga Rusia pasi Vladimir Putin dëshiron një konflikt të ri në Kosovë.

 

ALBIN KURTI

 

KRYEMINISTRI I KOSOVËS

 

Për të pasur paqe afatgjatë, siguri dhe stabilitet rajonal, Serbia duhet të distancohet dy herë, nga e kaluara e Millosheviçit dhe tani nga Putini. Sepse Serbia po i afrohet gjithnjë e më shumë Rusisë. Putin dëshiron të nxisë konfliktin me Kosovën. Ai është i fiksuar pas vendit tonë. Është i lumtur me mungesën e suksesit të ndërhyrjeve të perëndimit në Irak dhe Afganistan. Atë e zemëron fakti që në Kosovë pati sukses ndërhyrja e ndërkombëtarëve.

 

Kryeministri ka përsëritur kërkesën drejtuar NATO që aleanca e atlantikut të veriut të rrisë prezencën në Kosovë, për të ndaluar retorikën e luftës nga Serbia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re