Qeveria shqiptare si dhe kompania e hidrokarbureve  Shell arritën një marrëveshje të re, e cila konsiston në një ndarje më të drejtë të përfitimeve mes palëve. Marrëveshja është nënshkruar mes ministres Belinda Ballku dhe përfaqësuesit të kompanisë. Qeveria do të marrë përfitime që në fuçinë e parë që do të dalë nga nëntoka. Ministrja beri te ditur se rishikimi i marrëveshjes për bllokun 4 erdhi pas negociatave mes palëve.

 

“Marrëveshja hidrokarbure për kërkimin dhe prodhim në Bllokun 4 mes shtetit shqiptar dhe Shell në vitin 2017  shënoi vendosjen e një standardi të ri cilësor në këtë sektor si në aspektin teknik ashtu edhe në atë financiar. Në këtë marrëveshje sigurohet respektimi i plotë dhe  balancimi mes palëve duke rritur kështu përfitimet e shtetit shqiptar krahasuar me marrëveshjet e mëparshme”. Sot investimet private në fushën e hidrokarbureve, në kërkim për naftë dhe gaz arrijnë në 1.5mld dollarë ku një vend të konsiderueshëm e zë kompania Shell – tha Balluku.

 

Për drejtuesit e Shell marrëveshja e re pritet të japë një impakt pozitiv në detyrimet ndaj shtetit, ndërsa do ndikoje pozitivisht edhe në punësimin e banoreve te zonave ku operon kompania.

 

Këtë vit do të operojmë Bllokun 4. Zotohemi të japim një kontribut pozitiv ndaj Shqipërisë dhe ky kontribut vjen përmes tatimit dhe taksave por jo vetëm kaq por edhe punësimit të individëve lokalë. Çdo ditë ne bëjmë biznes me 200 nënkontraktorë shqiptarë ne në mënyrë të tërthorte kemi 300 punonjës lokalë që mbështesin projektet tona.

 

Kompania Shell është prezente në Shqipëri që nga viti 2012. Ajo po kryen kërkime për naftë dhe gaz në jug të vendit, konkretisht, në Gjirokastër, Leskovik deri në kufi më Greqinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re