Forumi i Dialogut Politik i drejtuar nga Ermal Hasimja ka vijuar negociatat me partitë opozitare.

Negociatat e fundit kanë qenë të frytshme, duke bërë bashke 3 parti politike për Kodin Zgjedhor.

Mësohet se PD, Shqipëria Bëhet dhe LZHK kanë rënë dakord që të propozojnë sistemin propocional kombëtar në tryezën e reformës zgjedhore. Po ashtu janë dakord për lista 100% të hapura dhe koalicione parazgjedhore.

Tashmë mbetet që kjo dakordësi të prezantohet edhe si draft në Kuvend. Ndërkohë negociatat vijojnë edhe me parti te tjera opozitare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re