Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë një komunikimi për mediat u pyet edhe për një marrëveshje të mundshme ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Balla tha se ata janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në Emiratet dhe i falënderoi për identifikimin dhe gjetjen e personave që kërkohen nga drejtësia.

Ministria shtoi se pas disa javësh do të zhvillojë një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe për të finalizuar një marrëveshje, që ku vend të mos jetë më një oaz shpëtimi për personat që kanë probleme me drejtësinë.

Balla: Para disa muajsh edhe ju e besonit qe mund të identifikojmë  dhe ndalojmë persona edhe ne vendet ku nuk kemi marrëveshje ekstradimi.

Gjej rastin te falenderoj autoritetet e Emirateve të Bashkuara, lidhur me identifikimin dhe gjetjen e personave  që kërkohen nga drejtësia dhe gjej rastin të nënvizoj për publikun një përgjigje, që shpesh e bëjnë, se përse policia po merret me persona që nuk jetojnë në Shqipëri, apo janë në këtë vende përfshirë edhe Emiratet. Unë mendoj se llogaridhënia duhet të jetë e njëjtë.

Sa kohë që ka një vendim gjykate apo është në kërkim, detyra e policisë është ta gjejë dhe ta vendosë përpara drejtësisë.

Në po punojmë me Emiratet për të vendosur një marrëveshje ekstradimi. Pas disa javësh do të jem në Emiratet e Bashkuara Arabe ,për të finalizuar një marrëveshje  që të na mundësonte që edhe ky vend të mos jetë më si një oaz shpëtimi për ata që kanë probleme me drejtësinë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re