Skip to content

Marrëveshje përfundimtare Greqi – Maqedoni, merr fund saga e emrit

“Republika e Maqedonisë së Veriut”, do të jetë emri i ri i Maqedonisë. Greqia dhe Maqedonia kanë arritur një marrëveshje historike për çështjen e emrit, duke i dhënë kështu fund mosmarëveshjeje mbi 20-vjeçare.

“Ne kemi një marrëveshje. Ne jemi të lumtur që kemi një marrëveshje të mirë e cili i plotëson të gjitha parakushtet e palës greke”, tha kryeministri grek Alexis Tsipras pas një takimi me presidentin Prokopis Pavlopulos.

“Arritëm një marrëveshje historike me Greqinë. Kjo është një ditë e mirë për Maqedoninë”, tha Zaev duke shtuar më pas: “Me këtë marrëveshje kemi identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë”.