Departamenti Amerikan i Mbrojtjes dhe Lockheed Martin Corp kanë rënë dakord të prodhojnë rreth 375 avionë luftarakë F-35 gjatë tre viteve, njoftoi dje Pentagoni.

Reuters raportoi se marrëveshja kap vlerën e 30 miliardë dollarëve.

Marrëveshja është një pikënisje për finalizimin e çmimit dhe dhënien e kontratës, e cila ka të ngjarë të mos “mbyllet” për disa javë, nëse jo muaj.

Pra, vlera përfundimtare e marrëveshjes – dhe çmimi për çdo variant të luftëtarit – është ende e pasigurt.

Avioni i parë i versionit më të zakonshëm të luftëtarit, F-35A, kushtoi 221 milionë dollarë kur doli nga linja e prodhimit në 2007.

Që atëherë, sasitë e prodhimit dhe njohuritë janë rritur, duke ndihmuar që çmimi i luftëtarit stealth të gjeneratës së pestë të bjerë në 79 milionë dollarë secili.

Pavarësisht kësaj, për versionin më të zakonshëm të luftarit pritet një rritje e çmimit për njësi, për shkak të mungesës së lëndëve të para, por edhe prirjes rritëse të inflacionit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re