Duke filluar nga kjo e dielë data 30 dhjetor, shtetasit, automjetet dhe mallrat, të cilët hyjnë ose dalin nga territori i Shqipërisë për në Kosovë dhe anasjelltas, do tu nënshtrohen kontrolleve vetëm një herë.

 

Shqipëria dhe Kosova nëshkruan marrëveshjen për ngritjen e ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar.

 

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj u shpreh se ky është hapi i parë drejt finalizimit të heqjes së plotë të kontrolleve në kufi.

 

 

SANDER LLESHAJ

MINISTER I BRENDSHEM, SHQIPERI

 

Për mua është një kënaqësi që të nënshkruajmë një marrëveshje shumë të rëndësishme. Së pari ju përcjell përshëndetjet e kryeministrit Rama që tha do të vijë vetëm kur të hiqen plotësisht kontrollet. Me këtë marrëveshje ulim 50% kohën e pritjes dhe sigurisht objektivi është për ta çuar në zero kohën e pritjes. Pra, ne po punojmë për të eliminuar plotësisht kontrollin drejt kufijve të përbashkët. Ky është një hap për lirinë e lëvizjes. Çdo hap të rritjes së lirisë së lëvizjes ta shoqërojmë edhe me rritjen e sigurisë. Ne po punojmë intensivisht për të krijuar të gjitha mekanizmat e duhur për lirinë e plotë të lëvizjes. Hapi tjetër është nënshkrimi i një marrëveshje midis dy qeverive për eliminin e plotë të kontrolleve. Është një hap drejt vendosjes së standardeve të mirëfillta si në të gjithë kufijtë e Evropës. 

 

 

Për Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, finalizimi i kësaj marrëveshje ul ndjeshëm kohën e lëvizjes mes dy shteteve.

 

I pranishëm në konkretizimin e kësaj marrëveshjes, kryeministri i Kosovës u shpreh se pika kufitare e Kosovës nuk ekziston më. Kryeministri kosovar u shpreh se brenda dy ose tre muajve kjo pikë nuk do të jetë më.

 

Në fjalën e tij ministri Sandër Lleshaj shprehu ngushëllimet për efektivin e policisë që humbi jetën në krye të detyrës.

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re