Gjakova do të mirëpresë këtë të mërkurë qeverinë shqiptare dhe atë të Kosovës, në mbledhjen e tyre të 9-të të përbashkët. Është hera e tretë që Edi Rama ulet kështu përballë Albin Kurtit, në një format i cili nuk ka pasur kurrë shkëndija dashurie, e megjithëkëtë asnjëherë nuk ka pasur krisje të forta si këto të tanishmet.

Zyra e Edi Ramës, përmes këshilltares së kryeministrit, Odeta Barbullushi, hedh poshtë dyshimet se përplasjet për asosacionin mund të dështojnë mbledhjen e dy qeverive.

Dy kabinetet do të firmosin 13 marrëveshje, teksa 39 të tjera të firmosura më herët janë në zbatim. Në mesditë, Edi Rama dhe Albin Kurti do të dalin përpara medias, për tu përballur në një duel që do t’i vendosë ata, më shumë se sa përkrah, përballë njëri-tjetrit, duke luftuar me erërat perëndimore që kanë në dorë fatin e kombit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re