Një i ri nga Gjermania, 28 vjeç, i cili në rrjetet sociale njihet me pseudonimin “Depresioni i Zi”, është përplot tatuazhe, pothuajse i shpëfytyruar prej tyre, rrjedhimisht i shëmtuar.

Ai e justifikon këtë me të qënit ai një trend, një shpërfytyrim që ai e quan transformim, i nisur prej tij në moshën 20-vjeçare.

Nuk janë të vetmet tatuazhe që i zbukurojnë trupin, por edhe të ashtuquajturat tunele në llapët e veshit, gjuha e ndarë në dysh, shpimet e hundës dhe kur i shtohen edhe bebëzat e syrit me tatuazh, të vjen të thuash se “marrëzia njerëzore brinja s’ka por tatuazhe po”.

“Unë jam unik. Nuk i ndjek trendet sepse jam trend. Besoj se askush në botë nuk më ngjan”, tha i riu.

Sipas tij, edhe në fëmijëri ka pasur dëshirë që gjuha të ndahet në dy pjesë, ndaj sipas dëshirës ka qenë gjëja e parë që i ka bërë vetes.

“Më pëlqen si dukem, por nuk jam plotësisht i kënaqur me modifikimet. Në të ardhmen e afërt kam në plan të bëj gjëra shumë ekstreme me veten time”, ka treguar ai, pa specifikuar se për çfarë saktësisht bëhet fjalë.

Siç thotë ai, vajzat e adhurojnë, por të shumtë janë ata që e përçmojnë.

“Nuk e kam problem me femrat, vazhdimisht më afrohen dhe më thonë sa i bukur jam, por ka edhe situata kur kalimthi më shikojnë çuditshëm dhe më hedhin fjalë fyese, por unë nuk u kushtoj rëndësi”, përfundon ky djalë-djall.

Kostoja e shpërfytyrimit të tij, deri më tani ka shkuar 15 mijë euro. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re