Kreu i PD-së të Durrësit, Ferdinand Xhaferraj ka folur sërish lidhur me mandatet që pretendon të marrë PD në këtë qark.

Pas bujës që bëri deklarata e tij se PD nuk mund të marri më shumë se 6 mandate në këtë qark, ai ka reaguar sërish.

Ai ka korrigjuar veten, duke thënë se PD në Durrës është e sigurtë se do të marrë tetë mandate për në Kuvendin e Shqipërisë.

“Fitorja e Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit tashmë është edhe më e sigurtë më ekipin tonë të kandidatëve.
Tetë mandatet tona janë të sigurtë, ndërkohë që të gjithë së bashkë do të bëjmë maksimumin për të arritur mandatin e nëntë. Edi Rama zgjodhi Durrësin për rrëzimin e tij nga pushteti, me të cilin ka abuzuar për tetë vite me radhë në mënyrën më të pashembullt në historinë e pluralizmit”, ka thënë Xhaferraj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re