TIRANË– Shumë djem shqiptarë kanë gjetur zgjidhjen për të qethur flokët pas izolimit të vendit. Në mungesë të berberave, shumë prej djemve kanë marrë briskun ose makinën dhe janë qethur vetë. Madje disa prej tyre janë bërë krejtësisht tullacë.

Ka patur edhe personazhë publikë që këtë gjë e kanë pranuar hapur në rrjetet sociale, teksa shkruajnë se karantina i ka detyruar që ta bëjnë këtë gjë. Një prej tyre është edhe Popi Kola, menaxheri i këngëtares Arilena Ara.

Popi Kola

Një tjetër person që është qethur është edhe sulmuesi i Tiranës, Mario Morina.

Mario Morina

Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 243, ndërkohë që 13 persona kanë ndërruar jetë. 52 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 77 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re